• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Iran: Nuk kemi dërguar raketa balistike në Rusi

Iran: Nuk kemi dërguar raketa balistike në Rusi

Teheran, 9 shtator 2024 (MIA) – Një komandant i lartë i Gardës Revolucionare të Iranit ka mohuar raportimet e mediave për dërgimin e raketave nga Irani në Rusi, njoftojnë mediat iraniane.

Si-En-En dhe Uollstrit javën e kaluar publikuan, duke cituar burime të paidentifikuara, se Irani e la furnizuar Rusinë me raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi.

"Asnjë raketë nuk u dërgua në Rusi dhe ky pretendim është një lloj lufte psikologjike, tha brigadieri Fazllollah Nozari, zëvendës komandant i shtabit qendror Katam-al-Anbija, njoftoi Agjencia e punëtorëve e lajmeve e Iranit.

"Irani nuk mbështet asnjë palë në konfliktin ukrainas-rus", tha Nozari.

Kremlini sot nuk konfirmoi se Irani e ka furnizuar atë me raketa, siç pretendojnë burimet perëndimore, por deklaroi se Rusia po zhvillon bashkëpunim me Teheranin, veçanërisht në "zonat më të ndjeshme".

"Informacionet e tilla nuk janë gjithmonë të sakta", deklaroi zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov në lidhje me deklaratën e sotme të zëdhënësit të BE-së Piter Stano, por ai nuk e mohoi atë, transmeton Beta.

"Irani është një partner i rëndësishëm", shtoi Peskov, duke theksuar se të dy vendet kanë përmirësuar bashkëpunimin "në të gjitha fushat e mundshme, përfshirë ato më të ndjeshmet".

Stano më parë deklaroi se BE-ja vlerësoi se aleatët kishin "informacione të besueshme" për dërgimin e raketave balistike nga Irani në Rusi.

"Ne po hetojmë çështjen me vendet anëtare dhe nëse konfirmohet, një dërgesë e tillë do të përfaqësojë një përshkallëzim të rëndësishëm material në mbështetjen e Iranit për agresionin rus kundër Ukrainës", deklaroi Stano për gazetarët në Bruksel. ls/
 
 

QËNDRONI TË LIDHUR