• e mërkurë, 02 tetor 2024

Iran: Nuk jemi të përfshirë në asnjë aktivitet kundër forcave amerikane

Iran: Nuk jemi të përfshirë në asnjë aktivitet kundër forcave amerikane

Teheran, 5 dhjetor 2023 (MIA) - Përfaqësuesi iranian në KB, Amir Said Iravani, tha se vendi i tij nuk ka qenë i përfshirë në asnjë aksion ose sulm kundër forcave ushtarake amerikane, njofton agjencia e lajmeve iraniane Tasnim.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë akuzuar Huthët jemenas se kanë kryer një sërë sulmesh në ujërat e Lindjes së Mesme që kur shpërtheu lufta më 7 tetor mes Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas.

Në konferencën me gazetarë të hënën, përfaqësuesi amerikan për siguri kombëtare Xhejk Salvini tha se Uashingtoni ka "arsye të fuqishme të besojë se këto sulme edhe pse ishin kryer nga Huthët jemenas ishin plotësisht të mundura nga Irani".

Të dielën, tre anije komerciale u sulmuan në ujërat ndërkombëtare në pjesën jugore të Detit të Kuq. Huthët kanë pranuar se sulmet i kanë kryer me dronë dhe raketa, duke pretenduar se bëhet fjalë për dy anije izraelite. 

Pajisja amerikane Karni rrëzoi tre drone të dielën pasi kërkoi ndihmë nga tre anije komerciale. Ushtria amerikane thotë se anijet janë të lidhura me katërmbëdhjetë vende të ndryshme. qa/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR