• e premte, 27 dhjetor 2024

Iran: Negociatat në Vjenë për programin bërthamor janë në fazë kritike

Iran: Negociatat në Vjenë për programin bërthamor janë në fazë kritike
Teheran, 23 shkurt 2022 (MIA) - Negociatat në Vjenë për aktivizim të sërishëm të marrëveshjes bërthamore iraniane janë në fazë "kritike" dhe mbeten të zgjidhen disa çështje "të rëndësishme", deklaroi sot ministri iranian i Punëve të Jashtme, Hosein Amir - Abdolahian. "Negociatat janë në fazë kritike dhe të rëndësishme", tha ministri iranian i Punëve të Jashtme pas takimit me kolegun omanas, Badër al Budaidi, i cili ndodhet për vizitë në Teheran. Ai shfaqi shpresë se disa çështje të ndjeshme dhe të rëndësishme do të zgjidhen në ditët në vijim me "realizmin" e Perëndimit. Ai tha se është "optimist", por edhe se Irani nuk do t'i kalojë "linjat e kuqe" në negociata, pa cekur se cilat janë ato. Negociuesi iranian Ali Bageri duhet të kthehet shkurtimisht në Teheran për t'u konsultuar përderisa vazhdojnë negociatat në Vjenë. Negociatat janë tentim për t'u shpëtuar marrëveshja e vitit 2015, e cila duhej ta ndalonte Iranin të zhvillojë bombë bërthamore, përderisa Irani vazhdon të mohojë se ka pasur qëllim apo planifikon ta bëjë atë. Marrëveshja, mes Iranit dhe gjashtë fuqive botërore (SHBA, Kina, Franca, Britania e Madhe, Rusia dhe Gjermania), mundësoi heqje të sanksioneve ndërkombëtare kundër Teheranit në këmbim të kufizimeve të ashpra të programit të tij bërthamor. Megjithatë, SHBA-ja u tërhoq nga marrëveshja në vitin 2018 në kohën e Dolad Trampit dhe sërish vendosi sanksione. Si kundërpërgjigje, Teherani ndërpreu së përmbajturi kufizimeve në programin e vet bërthamor. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR