• e enjte, 09 janar 2025

"Iran Hjuman Rajts": Në dy burgje në qytetin Karaxh dje u ekzekutuan 29 të burgosur

Teheran, 8 gusht 2024 (MIA) - Organizata për të drejtat e njeriut "Iran Hjuman Rajts" kumtoi se dje në vend janë ekzekutuar 29 të burgosur, raportoi DPA.

Ekzekutimet u kryen në dy burgje në qytetin Karaxh, në afërsi të kryeqytetit Teheran, kumtoi organizata iraniane për të drejtat e njeriut, selia e së cilës është në Oslo.

Janë ekzekutuar 29 burra, ndër të cilët edhe dy afganë, janë dënuar për vrasje, tregti me drogë dhe përdhunim, kumtoi grupi.

Irani aktualisht as nuk e konfirmoi, as nuk  e përgënjeshtroi informacionin.

Megjithatë, organet e gjyqësisë njoftuan se dje është ekzekutuar aktivisti iranian me preardhje kurde Resa.R., i cili është akuzuar se ka ekzekutuar një pjesëtar të Korpusit iranian, të gardës revolucionare islamike gjatë protestës në provincën perëndimore Kermanshah, në nëntor të vitit 2022. Autoritetet kumtuan se ai e ka pranuar veprën, por anëtarët e familjes thanë se rrëfimi është dhënë nën detyrim.

Sipas Amnesti Interneshënall, Irani gjatë vitit të kaluar ka kryer 853 dënime me vdekje, që është numri më i madh i ekzekutimeve nga viti 2015.

Seria e ekzekutimeve lidhur me protestat masive që e tronditën Iranin kah fundi i vitit 2022, shkaktuar kritika nga bashkësia ndërkombëtare. Deri tani është konfirmuar se janë kryer dënimet me vdekje për të paktën nëntë demonstrantë, raporton DPA. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR