• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Iraku, Jordania dhe Libani publikuan se përsëri i hapin hapësirat e tyre ajrore

Iraku, Jordania dhe Libani publikuan se përsëri i hapin hapësirat e tyre ajrore

Bagdad, 14 prill 2024 (MIA) - Iraku, Libani dhe Jordania kumtuan se përsëri e hapin hapësirën e tyre ajrore, e cila prej mbrëmë ishte e mbyllur për shkak të sulmit iranian ndaj Izraelit.

Tre vendet mbrëmë vonë paralajmëruan mbyllje të hapësirës së tyre ajrore dhe ndërprerje të komunikacionit.

Në kumtesë të publkuar në mëngjes, Organiazata irakiane për aviacion civil konfirmoi se "hapësira ajrore iraniane është përsëri e hapur" për aeroplanët që arrijnë ose largohen nga aeroportet irakiane dhe se "të gjitha rreziqet për sigurinë e aeroplanëve civilë në Irak, i cili kufizohet me Iranin, janë mënjanuar".

Libani, i cili kufizohet me Izraelin, ministri i Transportit Ali Hami tha se i ka ripërtëritur fluturimet nga ora 7 në mëngjes (ora 4 sipas Griniçit) dhe se e ndjekin situatën".

Jordania, po ashtu, kumtoi se hapësira e saj ajrore përsëri është hapur në mëngjes.

Emirates Erlajns sot publikoi se ka anuluar disa fluturime, ndërsa ka riorientuar tjerë. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR