• e enjte, 26 dhjetor 2024

Iraku i mbajti zgjedhjet e para lokale pas një dekade

Iraku i mbajti zgjedhjet e para lokale pas një dekade

Bagdad, 18 dhjetor 2023 (MIA) - Irakianët sot votuan në zgjedhjet e para lokale pas një dekade, me çka pritet liga shiite myslimane në pushtet ta fuqizojë pushtetin për shkak të bojkotit të priftit populist Muktada al Sadër, rivalit kryesor politik të aleancës.

Zgjedhjet vlerësohen si test për demokracinë e re në Irak - të vendosur nga SHBA-ja pas rrëzimit të Sadam Huseinit në vitin 2003 - para zgjedhjeve parlamentare në vend në vitin 2025 dhe në kushte të ndikimit rritës të grupeve që kanë lidhje me Iranin në vend. 

Dita e zgjedhjeve përfundoi në orën 18:00 sipas kohës lokale pa raportime për incidente serioze të sigurisë dhe jehonë të dobët të votuesve. Më shumë se 16 milionë irakianë kishin të drejtë të votonin në zgjedhjet e sotme, që është më pak se zgjedhjet parlamentare në vitin 2021, kur auroritetet njoftuan se ka pasur 22 milionë votues të regjistruar. Jehona e votuesve atëherë ishte 41 për qind. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR