• e enjte, 26 dhjetor 2024

Iraku e hulumton shpërthimin në bazën e policisë proiraniane, në të cilën ka humbur jetën një person

Iraku e hulumton shpërthimin në bazën e policisë proiraniane, në të cilën ka humbur jetën një person

Bagdad, 20 prill 2024 (MIA) - Autoritetet irakiane kanë njoftuar sot se janë duke hulumtuar shpërthimin në bazën ushtarake të luftëtarëve të mbështetur nga Irani, ku një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur.

Zyrtarët e Frontit të mobilizimit popullor (PMF) fillimisht e përshkruan shpërthimin në bazën Kalsu në Irakun qendror si rezultat të një sulmi ajror nga Forcat ajrore të SHBA-së.

Mirëpo Komanda qendrore e Ushtrisë amerikane mohoi përmes një komunikate se ka kryer çfarëdo sulmi në Irak.

PMF më vonë lëshoi ​​një deklaratë duke thënë se shpërthimi ishte rezultat i një "sulmi", por nuk përmendi askënd.

Në njoftim thuhet se në mesin e të plagosurve është edhe një pjesëtar i ushtrisë irakiane. mb/

 

QËNDRONI TË LIDHUR