• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Irak: Bombardimi në Jemen është agresion i paarsyeshëm i cili do t'i rrisë konfliktet në rajon

Irak: Bombardimi në Jemen është agresion i paarsyeshëm i cili do t'i rrisë konfliktet në rajon

Bagdag, 12 janar 2024 (MIA) - Iraku sot njoftoi se bombardimi amerikan dhe britanik në Jemen është agresion i paarsyeshëm që do ta rrisë intensitetin e konfliktit në rajon.

"Ky bombardim do të krijojë kaos dhe do të rrisë intensitetin e konfliktit në rajon", tha këshilltari për media i kryeministrit irakian Hisham al Rikabi.

Sipas tij, kjo që po ndodhë është "agresion jo i drejtë, pa asnjë legjitimitet ndërkombëtar në marrëdhëniet me shtetet sovrane".

Huthët e mbështetur nga Irani gjatë javëve të fundit sulmuan anijet në rrugët kryesore detare dhe kanë lëshuar drone dhe raketa ndaj Izraelit.

Anëtari i politbirosë së huthëve, Mohamed Ali al Buhaiti, sot deklaroi se grupi militant jemenas do të sulmojë anijet e lidhura me SHBA-në dhe Britaninë e Madhe.  rq/ab/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR