• e shtunë, 23 nëntor 2024

IOM: Vitin e kaluar e humbën jetën 8,565 emigrantë, që është bilanci më vdekjeprurës deri më tani

IOM: Vitin e kaluar e humbën jetën 8,565 emigrantë, që është bilanci më vdekjeprurës deri më tani

Gjenevë, 6 mars 2024 (MIA) - Organizata ndërkombëtare për emigracion e Kombeve të Bashkuara (IOM) sot kumtoi se së paku 8.565 persona e kanë humbur jetën në rutat e emigracionit në vitin 2023, që e bën vitin e kaluar më vdekjeprurësin deri më tani për emigrantët.

Në kumtesë, IOM thekosn se "numri i viktimave në vitin 2023 paraqet rritje tragjike prej 20- për qind në krahasim me vitin 2022 dhe tregon për nevojë urgjente për akison në mënyrë që të parandalohet humbja e mëtutjeshme e jetëve".

Para vitit 2023, më së shumti emigrantë jetën e humbën në vitin 2016 - 8.084.

Nga IOM theksojnë se numri më i madh i emigrantëve edhe më tej vdesin në marsh rutat përmes Mesdheut.

Vitin e kaluar në Detin Mesdhe u regjistruan mbi 3.000 raste të vdekjeve dhe zhdukjeve. ab/

Fotо: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR