• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

IOM: Numri i personave të zhvendosur në Sudan tejkaloi 10 milionë

IOM: Numri i personave të zhvendosur në Sudan tejkaloi 10 milionë

Gjenevë, 10 qershor 2024 (MIA) - Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (IOM) sot njoftoi se numri i personave të zhvendosur brenda në Sudan tejkaloi 10 milionë.

Kjo do të thotë se më shumë se një e katërta e popullsisë para luftës së Sudanit deri tani është zhvendosur.

IOM kumtoi se ajo shifër përfshin 2.83 milionë të zhvendosur nga shtëpitë e tyre në konflikte më të vogla lokale të cilat zgjasin  me vite para fillimit të luftës së tanishme.

Më shumë se dy milionë njerëz të tjerë kanë ikur jashtë vendit, kryesisht në Çad, Sudanin e Jugut dhe Egjiptin fqinj, tha zëdhënësi i IOM-it, Mohamedali Abunaxhela.

Agjencia për ushqim e KB-së paralajmëroi palët ndërluftuese muajin e kaluar se ekzistonte një rrezik serioz i urisë masive në rajonin perëndimor të Darfurit dhe vende tjera në Sudan nëse nuk lejonin që ndihma humanitare të arrinte tek ata në nevojë.

Sudani është përfshirë nga dhuna që nga mesi i prillit 2023, kur tensionet midis ushtrisë zyrtare të udhëhequr nga gjenerali Abdel Fatah Burhan dhe Forcave Paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) nën komandën e gjeneralit Mohamed Hamdan Dagalo u përshkallëzuan në luftime të hapura.

Që atëherë, luftimet janë përhapur në disa pjesë të vendit, me kryeqytetin Kartum dhe Omdurman fqinjë duke u bërë një fushë betejë urbane. Konflikti ka nxitur gjithashtu dhunën etnike në rajonin perëndimor të Darfurit të Sudanit. KB-ja thotë se një krizë humanitare "e paimagjinueshme" po zhvillohet në Sudan.

Sipas Kombeve të Bashkuara më shumë se 14,000 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 12,000 janë plagosur në konflikt, sipas Kombeve të Bashkuara, dhe aktivistët dhe grupet mjekësore në vend thonë se numri i vërtetë i vdekjeve është shumë më i lartë. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR