• e enjte, 26 dhjetor 2024

IOM: Mbi një milion njerëz janë zhvendosur nga konflikti në Sudan

IOM: Mbi një milion njerëz janë zhvendosur nga konflikti në Sudan

Nju Jork, 25 maj 2023 (MIA) - Mbi një milion njerëz janë zhvendosur brenda vendit në Sudan prejse muajin e kaluar në këtë vend shpërthyen përleshje midis armatës sudaneze dhe grupit paraushtarak Forcat për mbështetje të shpejtë (RSF), citon Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM).

Organizata u bëri thirrje të gjitha palëve të përfshira që të "sigurojnë sigurinë e punonjësve humanitarë dhe t'u ofrojnë atyre qasje të pakufizuar në mënyrë që ata të mund të ndihmojnë kategoritë më të cenueshme, raporton agjencia Anadolia.

"Në më pak se 40 ditë, mbi një milion njerëz janë zhvendosur nga dhuna në Sudan. Nevojat humanitare vazhdojnë të rriten pasi gjithnjë e më shumë njerëz largohen nga shtëpitë e tyre", kumtoi IOM.

Organizata njoftoi se të paktën 1.361.308 njerëz ishin të zhvendosur të rinj, duke përfshirë 1.042.114 persona shpërngulës të brendshëm dhe 319.194 të cilët u larguan në vendet fqinje.

"Numri më i madh i personave të zhvendosur u regjistrua në Darfurin Perëndimor (23.86 përqind), Nilin e Bardhë (19.65 përqind), rreth lumit Nil (15.64 përqind) dhe shtetet veriore (13.93 përqind)," njoftoi IOM, duke shtuar se të paktën 80,000 njerëz kanë ikur nga Sudani në Çad, 69.112 persona në Sudanin e Jugut, 132.364 persona në Egjipt, 26.818 në Etiopi, 9.823 në Republikën e Afrikës Qendrore dhe 1.077 në Libi.

Sipas mjekëve të vendit, në luftërat që filluan më 15 mars, deri tani kanë humbur jetën  të paktën 863 civilë, ndërsa 3.531 janë plagosur.

Sudani është pa qeveri funksionale nga tetori i vitit 2021, kur ushtria e rrëzoi qeverinë e përkohshme të kryeministrit Abdulla Hamdok dhe shpalli gjendje të jashtëzakonshme në një lëvizje që forcat politike e dënuan si grusht shtet. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR