• e shtunë, 23 nëntor 2024

IOM: Kufiri mes SHBA-së dhe Meksikës ruta më e rrezikshme tokësore në botë

IOM: Kufiri mes SHBA-së dhe Meksikës ruta më e rrezikshme tokësore në botë

Gjenevë, 12 shtator 2023 (MIA) - Kufiri SHBA - Meksikë ka qenë "ruta më e rrezikshme tokësore e emigrantëve në botë" në vitin 2022, me 685 viktima ose të zhdukur, thuhet në raportin e publikuar sot nga Organizata ndërkombëtare për emigracion (IOM).

"Kjo shifer paraqet pothuajse gjysmë nga 1.457 emigrantë të vdekur dhe të zhdukur", të regjistruar në Amerikë për vitin 2022, "viti më vdekjeprurës" nga fillimi i projektit të IOM-it për emigrantët e zhdukur në vitin 2014.

Në vitin 2022, ka pasur 668 vdekje emigrantësh (100 gra, 454 burra, 31 të mitur dhe 83 të gjinisë dhe moshës së panjohur) në kufirin mes SHBA - Meksikës, thuhet në raportin vjetor, duke shtuar se druhet se numri mund të ishte më i lartë për shkak të mungesës së të dhënave zyrtare nga agjencia e kërkim-shpëtimit të Teksasit dhe Meksikës.

Shkaqet kryesore të vdekjeve përgjatë kufirit të madh SHBA - Meksikë janë mbytja (212), aksidentet e trafikut ose vdekjet për shkak të transportit të pasigurt (71), moti ekstrem dhe mungesa e strehimit, ushqimit dhe ujit (156). mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR