• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Inteligjenca britanike: Rusia ka humbur më shumë se 70,000 ushtarë në dy muajt e fundit

Inteligjenca britanike: Rusia ka humbur më shumë se 70,000 ushtarë në dy muajt e fundit

Londër, 12 korrik 2024 (MIA) - Forcat e armatosura ruse kanë humbur më shumë se 70.000 ushtarë në operacionet e tyre ushtarake në Ukrainë në dy muajt e fundit, njoftoi DPA, duke cituar të dhëna nga Ministria e Mbrojtjes e Britanisë, e cila citon burime të inteligjencës.

Numri mesatar ditor i ushtarëve rusë të vrarë dhe të plagosur për muajin maj është 1262, shkroi Ministria në platformën sociale X.

"Vlera mesatare e viktimave ruse me siguri do të vazhdojë të jetë mbi një mijë në ditë për dy muajt e ardhshëm, duke pasur parasysh se Rusia do të vazhdojë të përpiqet të marrë pozicionet e Ukrainës”, thuhet në kumtesë.

"Rusia ka hapur një front të ri në rajonin e Harkovit dhe ka ruajtur ritmin e sulmeve në fronte të tjera”, shtohet në njoftimin e Ministrisë britanike.

Nga fillimi i pushtimit rus në shkurt të vitit 2022, ajo ka publikuar rregullisht informacione mbi zhvillimin e operacioneve ushtarake në Ukrainë. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR