• e enjte, 26 dhjetor 2024

Inteligjenca amerikane: Ballkani Perëndimor është i rrezikuar nga konfliktet ndëretnike

Inteligjenca amerikane: Ballkani Perëndimor është i rrezikuar nga konfliktet ndëretnike

Uashington, 13 mars 2024 (MIA) - Në vitin 2024, Ballkani Perëndimor me siguri do të përballet me rrezik të shtuar të dhunës ndëretnike. Kështu thuhet në vlerësimin e komunitetit të inteligjencës amerikane në raportin vjetor të kërcënimit për vitin 2024.

Në lidhje me Ballkanin Perëndimor, raporti ngre shqetësime se rajoni mund të përballet me konflikte ndëretnike gjatë vitit 2024. Siç thekson dokumenti, udhëheqësit nacionalistë në rajon mund të përkeqësojnë tensionet për të përfituar avantazhe politike, dhe për të manipuluar ndikimin e aktorëve të jashtëm.

 Sipas të dhënave të publikuara, ky manipulim do të synojë të përforcojë dhe shfrytëzojë dallimet etnike për arsye të ndryshme, përfshirë rritjen e ndikimit rajonal ose pengimin e integrimit të mëtejmë të Ballkanit në Bashkimin Evropian dhe strukturat euroatlantike.

Raporti i referohet ngjarjeve të fundit në rajon, si agresioni i Banjskës ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, dhe tensionet e muajit maj 2023, ku përleshjet mes KFOR-it dhe protestuesve serbë në veri të Kosovës lanë të plagosur dhjetëra ushtarë të forcave paqeruajtëse.

“Përleshjet mes nacionalistëve serbë dhe autoriteteve kosovare kanë shkaktuar humbje në jetë të njerëzve dhe plagosje, duke përfshirë edhe lëndimet e forcave paqeruajtëse të NATO-s në vitin 2023,” shton raporti.

Agjencia e Inteligjencës së Shteteve të Bashkuar gjithashtu shpreh shqetësim për veprimet destruktive të liderit serb në Bosnjë e Hercegovinë, i cili është akuzuar për marrjen e hapat provokative në synimin për të neutralizuar mbikëqyrjen ndërkombëtare në Bosnjë dhe për të siguruar në mënyrë de facto ndarjen e Republikës Serbe.

Këto veprime mund të nxisin udhëheqësit e popullatës boshnjake (myslimane) për të forcuar kapacitetet e tyre mbrojtëse, duke rrezikuar shpërthimin e konflikteve të dhunshme që mund të sfidojnë praninë dhe përpjekjet e forcave paqeruajtëse.

Në lidhje me SHBA-në, raporti thekson se do të përballen me një “rend botëror gjithnjë e më të brishtë”.

“Një Kinë ambicioze por e trazuar, një Rusi konfrontuese, disa fuqi rajonale, si Irani, po sfidojnë rregullat e vjetra të sistemit ndërkombëtar, si dhe epërsinë e Shteteve të Bashkuara brenda tij”, thuhet në raportin vjetor të agjencisë për kërcënimet botërore që mbulon zhvillimet e vitit 2023.

Drejtorja e zbulimit kombëtar amerikan,  tha para Senatit se është “vështirë të imagjinohet se si mund ta mbajë Ukraina territorin e rifituar, pa ndihmë të mëtejshme nga SHBA-ja”.

Aleatët rajonalë të NATO-s të SHBA-së në Ballkanin Perëndimor përfshijnë Maqedoninë e Veriut, Kroacinë, Shqipërinë dhe Malin e Zi. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR