• e enjte, 18 korrik 2024

Institucionet e BE-së janë ndriçuar me ngjyrat e flamurit ukrainas

Institucionet e BE-së janë ndriçuar me ngjyrat e flamurit ukrainas

Bruksel, 24 shkurt 2024 (MIA) - Me rastin e përvjetorit të dytë të fillimit të agresionit rus ndaj Ukrainës, shumica e ndërtesave në Bruksel, përfshirë edhe institucionet e BE-së, natën e kaluar u ndriçuan me ngjyrat e flamurit ukrainas.

"BE-ja e konfirmon mbështetjen e paluhatshme për Ukrainën me gjithçka që nevojitet, me qëllim që ajo të fitojë në këtë luftë dhe të kthehet paqja", porositi Shërbimi evropian për punë të jashtme në kumtimin në X.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borel, nëdrkaq porositi se BE-ja është në anën e popullit ukrainas që nga "mëngjesi tragjik që e ndryshoi historinë e Evropës", por nuk do ta ndryshojë sërish hartën e Ukrainës me anë të forcës.

Forcat ruse e sulmuan Ukrainën më 24 shkurt të vitit 2022, duke e filuar ofenzivën më të madhe ushtarake në Evropë pas Luftës së dytë botërore, që rezultoi me së paku 10.000 viktima në civilë dhe qindra mijë ushtarë, 3,6 milionë të zhvendosur në brendësi dhe 6,3 milionë refugjatë ukrainas në vende të tjera. ab/

Foto: X

QËNDRONI TË LIDHUR