• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

INSTAT: Shqipëria ka 2.76 milionë banorë, mosha mesatare është 38,8 vjeç

INSTAT: Shqipëria ka 2.76 milionë banorë, mosha mesatare është 38,8 vjeç

Tiranë, 5 qershor 2023 (MIA) - Në Shqipëri vazhdon rënia e numrit të popullatës, pra kështu në fund të vitit të kaluar ka pasur 2.761.785 banorë ose për 1,1 për qind më pak se në krahasim me vitin 2021. 

Zvogëlimi i numrit të banorëve vjen nga më shumë shkaqe, të lidhura me strukturën demografike dhe raportet për migrim, gjë që shkakton zvogëlim të vazhdueshëm të popullatës nga viti 1990. 

Vetëm vitin e kaluar vendi ka numëruar 32.500 persona më pak, për çka ndikim ka edhe nataliteti i popullatës më të moshuar dhe zgjedhja që të lindin më pak fëmijë. Mosha mesatare është rritur në 38,8 vjeç, nga 38,2 vjeç, sa ka qenë në vitin 2021, njoftojnë mediumet duke iu referuar Institutit shtetëror për statistikë, INSTAT. 

Lidhur me gjininë, Shqipëria ka 27.000 gra më shumë se burra. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR