Inspektorët e tregut deri tani nuk kanë regjistruar rritje të çmimit të ujit në marketet e mëdha në Shkup
- Inspektorati Shtetëror i Tregut nuk ka regjistruar rritje të çmimit të ujit të ambalazhuar në marketet e mëdha në Shkup gjatë ditës së djeshme, pasi ka pasur ankesa për rritje minimale, por jo edhe për sasi të pamjaftueshme, informon drejtori i ISHT-së Vllatko Stojkovski.
- Post By Fami Bajrami
- 15:09, 20 dhjetor, 2024
Shkup, 20 dhjetor 2024 (MIA) - Inspektorati Shtetëror i Tregut nuk ka regjistruar rritje të çmimit të ujit të ambalazhuar në marketet e mëdha në Shkup gjatë ditës së djeshme, pasi ka pasur ankesa për rritje minimale, por jo edhe për sasi të pamjaftueshme, informon drejtori i ISHT-së Vllatko Stojkovski.
Në pyetjen e gazetarëve për mashtrime të mundshme nga tregtarët për shkak të paralajmërimit të ndërprerjes së furnizimit me ujë në pjesën më të madhe të kryeqytetit, Stojkoski tha se dje kanë kontrolluar marketet e mëdha dhe nuk ka pasur rritje të çmimeve, ndërsa për marketet e vogla mund të bëjnë kontrolle nëse ka raportime.
"Atë e kemi kontrolluar që gjatë ditës së djeshme, nga ajo që pamë, subjektet e mëdha juridike, nëse mendoni për çmimet, nuk kanë pasur ndryshime çmimesh, në marketet më të vogla në lagje mund të shkohet pas raportimit eventual. Po, do të dalim në terren dhe do ta shohim. Rritje të çmimit të ujit të ambalazhuar nga ne nuk është vërejtur gjatë ditës së djeshme", deklaroi Stojkoski.
Siç shtoi, në përgjithësi nuk ka pasur ankesa për mungesën e ujit të ambalazhuar, ndërsa ankesat kanë qenë për rritje minimale në dy ditët e fundit.
NP "Ujësjellësi dhe Kanalizimi" - Shkup kumtoi se sanimi i paralajmëruar i gypit kryesor në Shkup duhet të fillojë herët në mëngjes dhe pritet të përfundojë për më pak se 15 orë, ku më së shumti kohë ndahet për zbrazje dhe mbushje të ujësjellësit magjistral.
Pa ujë do të jenë pjesa më e madhe e lagjeve përreth qytetit, përveç Çairit, Butelit, Radishanit, Rrugës së Plastikave deri tek Ambasada Amerikane, Vizbeg, Bardovc, Hekuranë, Zona e Lartë Autokomandë, Gjorçe Petrov nga SP Planet, Saraj, Shutkë, Fushë Tophanë, "Novosellski Pat", lagjja Dame Gruev, Vollkovë dhe Orman.
"Shfrytëzuesit tjerë nga Shkupi do të jenë pa ujë", potencojnë nga ndërrmarrja. rq/
Foto: MIA