• e diel, 06 tetor 2024

Informatat amerikane zbuluese tregojnë se Hamasi ka bazë nën Al Shifa

Informatat amerikane zbuluese tregojnë se Hamasi ka bazë nën Al Shifa

Uashington, 14 nëntor 2023 (MIA) - Zëdhënësi i Këshillit për siguri nacionale të SHBA-së, Xhon Kirbi deklaroi se SHBA-ja ka informata zbuluese se Hamasi ka qendër komanduese nën spitalin Al Shifa në qytetin e Gazës.

Kirbi tha se të dhlnat zbuluese tregojnë se "Hamasi dhe SHohadi islamik palestinez shfrytëzojnë disa spitale në Rripin e Gazës, përfshirë edhe spitalin Al Shifa, dhe tunelet nën to për t'i mbuluar dhe mbështetur operacionet e tyre ushtarake dhe të mbajnë pengje".

Ai tha se grupet kanë deponuar armë nën Al Shifa dhe "janë të gatshëm të përgjigjen ndaj operacionit ushtarak izraelit kundër atij objekti".

"Nuk mbështesim sulm ndaj spitalit nga ajri dhe nuk dëshirojmë të shohim të shtëna në spital ku njerëz të pafajshëm, të pafuqishëm, njerëz të sëmurë thjeshtë po tentojnë ta marrin kujdesin mjekësor që e meritojnë, dhe jo të gjenden mes zjarrit. Spitalet dhe pacientët duhet të jenë të mbrojtur", shtoi Kirbi.

Ai tha se kjo tregon për atë se sa "sfidues është operacioni ushtarak".

"Hamasi thellë është rrënjosur në popullatën civile. Izraeli tani ka ngarkesë shtesë duke pasur parasysh mënyrën në të cilën vepron Hamasi", tha ai.

Kirbi në fund tha se aktivitetet e Hamasit "nuk i ulin përgjegjësitë e Izraelit për t'i mbrojtur civilët në Gazë", dhe deklaroi se SHBA-ja mbajnë "biseda aktive" me qeverinë izraelite për atë. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR