• e enjte, 26 dhjetor 2024

Inflacioni në Turqi është ngadalësuar në 44 për qind para zgjedhjeve

Inflacioni në Turqi është ngadalësuar në 44 për qind para zgjedhjeve

Ankara, 3 maj 2023 (MIA) - Inflacioni vjetor i Turqisë, sipas të dhënave zyrtare, u ngadalësua në 43.68 për qind në prill, që është një lehtësim përpara zgjedhjeve në të cilat disa sondazhe tregojnë se presidenti Tajip Erdogan rrezikon të humbasë, kryesisht për shkak të rritjes së kostove të jetesës.

Ulja e jashtëzakonshme e normës së interesit e kërkuar nga Erdogani shkaktoi një krizë valutore në fund të vitit 2021, duke bërë që inflacioni në Turqi të kalojë në 85.51 për qind vitin e kaluar, që është niveli më i lartë në 24 vitet e fundit. Në dhjetor ajo u dobësua dhe në mars ishte 50.51 për qind, falë efektit të favorshëm të bazës dhe lirës relativisht të qëndrueshme.

Indeksi i kostos së jetesës (IPK) në muajin prill shënoi rritje të çmimeve prej 2,39 për qind krahasuar me muajin e kaluar, njoftoi sot Agjencia e Statistikave të Turqisë. qa/shk/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR