• e enjte, 26 dhjetor 2024

Indonezia dëshiron t'i bashkohet BRIKS-it

Indonezia dëshiron t'i bashkohet BRIKS-it

Xhakartë, 25 tetor 2024 (MIA) - Indonezia ka shprehë dëshirë t'i bashkohet BRIKS-it, kumtoi Ministria indoneziane e Punëve të Jashtme, cituar nga mediumet britanike.

Liderët e BRIK-it gjatë dy ditëve të kaluara u takuan në qytetin rus, Kazan, ndërsa mbrëmë vonë minsitria indoneziane kumtoi se ka filluar edhe procesi për inkuadrim të Indonezisë në këtë organizatë.

"Inkuadrimi i Indonezisë në BRIKS është shprehje e pavarësisë së saj dhe politikës së jashtme aktive. Kjo nuk do të thotë se po hyjmë në ndonjë bllok, por se jemi aktivë në të gjitha forumet", deklaroi ministri i ri indonezian i Punëve të Jashtme, Sugiono.

Indonezia, vendi i katërt më i populluar në botë, i përmbahet neutralitetit në politikën e saj të jashtme.

Presidenti Prabovo Subianto, i cili e mori funksionin të dielën, vazhdimisht thekson se do të shoqërohet me të gjitha vendet dhe se Indonezia nuk do të inkuadrohet në blloqet ushtarake.

Sugiono, gjithashtu, tha se BRIKS i përgjigjet kahjeve kryesore politike të qeverisë së Prabovos, "posaçërisht lidhur me sigurinë e ushqimit dhe energjisë, çrrënjosjen e varfërisë dhe zhvillimin e rresurseve njerëzore".

Presdienti rus, Vlladimir Putin deklaroi se mbi 30 vende shprehën dëshirë t'i bashkohen BRIKS-it, edhe pse nuk është posaçërisht e qartë se si do të ndodhë zgjerimi. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR