• e enjte, 26 dhjetor 2024

India përgatitet pr zgjedhjet më masive në botë, do të votojnë pothuaj një miliard njerëz

India përgatitet pr zgjedhjet më masive në botë, do të votojnë pothuaj një miliard njerëz

Nju-Delhi, 16 mars 2024 (MIA) - Në Indi të martën do të fillojnë zgjedhjet më masive në botë, të cilat do të zgjasin pothuaj shtatë javë dhe në të cilat do të mund të votojnë pothuaj një miliard njerëz, që është mbi 10 për qind nga popullata botërore.

Zgjedhjet për Dhomën e Poshtme të Parlamentit me 543 vende, do të zgjasin deri më 1 qershor dhe do të marrin pjesë kandidatë nga më shumë se 2.400 parti politike.

Do të votohet në më shumë se një milion vendvotime mbarë vendin. Komisioni zgjedhor i Indisë do të angazhojë 15 milionë nëpunës shtetërorë që të ndihmojnë për mbajtjen e zgjedhjeve. Votimi do të zhvillohet në shtatë faza, numërimi i fletvotimeve dhe rezultatet duhet të jenë të njohura më 4 qershor, ndërsa tërë procesi zgjedhor të përfundojë më 6 qershor.

Kryeministri Narendra Modi në zgjedhje do të tentojë të fitojë mandatin e tretë radhazi. Partia e tij Bharatia Xhanata (BJP), e cila është grupacion dominant politik në vend, pritet të fitojë më shumë se 272 vende, të nevojshme për shumicë në parlament. Modi dha parashikime edhe më optimiste se BJP do të fitojë 370 vende, ndërsa Aleanca e tij politike - Aleanca Demokratike Kombëtare të ketë mbi 400, që do të ishte më së shumti në 40 vitet e kaluara, njofoti Indeks.hr.

Rivali kryesor i tyre do të jetë Partia e Kongresit, e cila menaxhoi me Indinë në pjesën më të madhe nga koha e pavarësisë në vitin 1947.

India shfrytëzon makina elektronike për votim, të vendosura në vitin 1982. Në zgjedhjet e ardhshme do të shfrytëzojnë 5,5 milionë makina elektronike, ku votohet me shtypjen e pullës afër emrit të kandidatit dhe simbolit partiak. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR