• e mërkurë, 23 tetor 2024

India dhe Kina kanë arritur marrëveshje për patrullim me qëllim që ta zgjidhin kontestin kufitar

India dhe Kina kanë arritur marrëveshje për patrullim me qëllim që ta zgjidhin kontestin kufitar

Nju-Delhi, 21 tetor 2024 (MIA) - India dhe Kina kanë arritur marrëveshje për patrullim përgjatë kufirit kontestues në Himalae, që mund të sjell deri në lehtësim të tensioneve dhe një zgjidhje të konfliktit që filloi në vitin 2020, kumtoi sot sekretari i Punëve të Jashtme të Indisë, Vikram Misri.

Marrëveshja vjen para vizitës së kryeministrit indian Narendra Modi në Rusi, ku ai mund të zhvillojë bisedime me presidentin kinez, Si Xhinping.

Marrëdhëniet midis dy fuqive bërthamore kanë mbetur të tensionuara prej kur përleshjet midis ushtrive të tyre në vitin 2020, me ç'rast u vranë 20 ushtarë indianë dhe katër kinezë.

Misri theksoi se negociatat diplomatike dhe ushtarake kanë sjellur deri në marrëveshje për "rregullat për patrullimin përgjatë vijës së kontrollit aktual" që do të kontribuonte në zbutjen e tensioneve në zonat kufitare. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR