India dërgoi 38.5 tonë ndihmë humanitare në Gazë
- India sot dërgoi 38,5 tonë ndihmë humanitare në Gadishullin Sinai të Egjiptit për civilët palestinezë në Rripin e Gazës, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Indisë, Arindam Bagçi.
- Post By Fami Bajrami
- 15:42, 22 tetor, 2023
Nju Delhi, 22 tetor 2023 (MIA) - India sot dërgoi 38,5 tonë ndihmë humanitare në Gadishullin Sinai të Egjiptit për civilët palestinezë në Rripin e Gazës, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Indisë, Arindam Bagçi.
"Një aeroplan transportues Boing C-17 i Forcave ajrore indiane që transportonte thuajse 6.5 tonë materiale mjekësore dhe 32 tonë ndihmë humanitare për popullin e Palestinës është nisur për në aeroportin El Arish të Egjiptit", tha Bagçi.
India dënoi Hamasin për "sulmin terrorist", por gjithashtu rikonfirmoi qëndrimin e saj në mbështetje të krijimit të një shteti të pavarur palestinez.
Foto: X