• e shtunë, 23 nëntor 2024

Indeksi gobal i diplomacisë: Kina është fuqia më e madhe diplomatike në botë

Indeksi gobal i diplomacisë: Kina është fuqia më e madhe diplomatike në botë

Sidnei, 27 shkurt 2024 (MIA)- Kina me 274 përfaqësi diplomatike- konsullore është fuqia më e madhe diplomatike në botë, para SHBA-së që kanë 271 ambasada dhe Turqisë me rrjet diplomatik prej 252 misionesh, thuhet në raportin më të ri të Indeksit global të diplomacisë së Institutit australian Vidulo për vitin 2024.

“Diplomacia shpesh neglizhohet si një masë ndikimi, por ajo kurrë nuk ka qenë element më i rëndësishëm në menaxhimin e shtetit. Indeksi i diplomacisë globale tregon se qeveritë vazhdojnë të investojnë në diplomaci për të projektuar fuqinë dhe realizuar interesat e tyre”, shkruan Rajan Nelam, drejtor i programit të opinionit publik dhe politikës së jashtme në Institutin e Sidneit i cili për çdo vit rangon fuqinë diplomatike të 66 vendeve dhe territoreve.

Sipas kësaj renditje, në vendin e katërt për nga numri i ambasadave dhe konsullatave është Japonia (251), pastaj Franca (249), Rusia (230), Britania e Madhe (225), Gjermania (217), Italia (206), Brazili ( 205)…

Megjithëse epërsia e Pekinit ndaj Uashingtonit është e vogël, ky "barometër diplomatik" zbulon përpjekjet e Kinës për të zgjeruar ndikimin e saj mes konkurrencës gjeopolitike me SHBA-në. Nelam konfirmon se renditja tregon rivalitetin e vazhdueshëm midis SHBA-së dhe Kinës duke shtuar se "konkurrenca gjeopolitike ka vënë në fokus Azinë dhe Paqësorin".

Analiza e shpërndarjes së përfaqësive diplomatike-konsullore zbulon se Pekini kryeson në vendet e Afrikës, Azisë Lindore dhe Qendrore dhe Paqësorin, ndërsa Uashingtoni në raport me Kinën ka përparësi në Evropë, Amerikën Veriore dhe Qendrore dhe Azinë Jugore. Në vendet e Lindjes së Mesme dhe Amerikës së Jugut, dy superfuqitë janë thuajse të barabartë. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR