• e enjte, 26 dhjetor 2024

Incidente në protestën masive në Athinë për fatkeqësinë hekurudhore

Incidente në protestën masive në Athinë për fatkeqësinë hekurudhore

Athinë, 8 mars 2023 (МИА) – Me incidente dhe përplasje midis policisë dhe grupeve të personave të maskuar përfundoi protesta masive në qendër të Athinës, e organizuar për shkak të fatkeqësisë hekurudhore në Tempi në të cilën 57 persona e humbën jetën.

Incidentet filluan para Parlamentit grek dhe u përhapën nëpër rrugët rreth sheshit Sintagma.

Personat e maskuar e sulmuan policinë me koktej molotovi, drunj dhe ngjashëm, ndërsa forcat speciale të policisë u përgjigjën me shok bomba dhe gaz lotsjellës.

Paralelisht me incidentet, disa persona të panjohur shkaktuan dëme materiale nëpër dyqane, stacione autobusash ndërsa ia vunë flakën edhe një furgoni.

Protesta e sotme ishte një prej protestave më masive në Athinëviteve të kaluara, me pjesëmarrjen dhjetëra mijëra protestuesve të cilët dolën dhe për ta shprehur zemërimin e tyre për fatkeqësinë hekurudhore, por edhe për t'i nderuar personat që e humbën jetën.

Protesta për shkak të fatkeqësisë, përveç në Athinë u mbajtën në edhe mbi 70 qytete në mbarë Greqinë.

Фото:МИА

QËNDRONI TË LIDHUR