• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Incident pas fjalimit të mbretit Çarls në Parlamentin australian: Ky nuk është vendi juaj, ju nuk jeni mbreti im

Incident pas fjalimit të mbretit Çarls në Parlamentin australian: Ky nuk është vendi juaj, ju nuk jeni mbreti im

Kanberrë, 21 tetor 2024 (MIA) - Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Australi, mbreti britanik Çarlsi i tretë u përball me një situatë të pakëndshme pasi e përfundoi fjalimin e tij në Parlamentin australian, sepse senatorja e pavarur Lea Torp filloi të bërtasë "Ky nuk është vendi juajm ju nuk jeni mbreti im".

Bi-Bi-Si njofton se senatorja Torp e ndërpreu ceremoninë në Kanberrë duke brohoritur një minutë "Ju nuk jeni mbreti im", pas së cilës ka ndërhyrë sigurimi dhe e kanë larguar.

Mbreti sapo kishte lënë foltoren për t'iu bashkuar mbretëreshës Kamila, e cila ishte ulur në galerinë e sallës parlamentare, kur senatori Torp filloi të bërtasë dhe t'i afrohet foltores nga pjesa e pasme e sallës plenare.

Sapo bëri akuza për gjenocid ndaj "popullit australian", mund të dëgjohej duke bërtitur: "Ky nuk është vendi juaj, ju nuk jeni mbreti im".

Ceremonia përfundoi pa u përmendur incidenti, ndërsa çifti mbretëror u nis drejt daljes së godinës të parlamentit për t'u takuar me qytetarët e mbledhur. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR