• e enjte, 26 dhjetor 2024

Incident në Klinikën e Kardiokirurgjisë, i punësuari S.J. fizikisht e ka sulmuar drejtorin

Incident në Klinikën e Kardiokirurgjisë, i punësuari S.J. fizikisht e ka sulmuar drejtorin

Shkup, 18 shtator 2023 (MIA) - Një i punësuar  në Klinikën e Kardiokirurgjisë, me iniciale S.J. sot rreth orës 10:00 fillimisht verbalisht e ka sulmuar një infermiere, ndërsa më pas ka sulmuar fizikisht M.SH. (drejtor i klinikës), pas së cilës është larguar nga klinika dhe vetë është paraqitur në SP Qendër, njoftojnë nga  MPB-ja.

 Në SPB Shkup  është marrë një kalllëzim për rastin. Është njoftuar prokurori publik dhe po ndëmerren masa për zbardhjen e ngjarjes.

 Për incidentin informon edhe Ministria e Shëndetësisë.

"Ministria e Shëndetësisë e informon opinionin se sot në Klinikën e Kardiokirurgjisë ka ndodhur një incident për të cilin është njoftuar policia. Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti, është njoftuar  me ngjarjen dhe  nga punonjësit shëndetësorë ka kërkuar  sjellje të ndërgjegjshme  dhe profesionale dhe  t'u përkushtohen pacientëve", thuhet në reagimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR