• e shtunë, 23 nëntor 2024

Incident i ri mes Kinës dhe Filipineve në Detin e Kinës jugore

Incident i ri mes Kinës dhe Filipineve në Detin e Kinës jugore

Manila, 30 prill 2024 (MIA) - Filipinet sot e akuzuan rojen bregdetare të Kinës për përdorimin e topave të ujit kundër dy anijeve filipinase dhe bllokimin e qasjes në një shkemb të kontestuar në Detin e Kinës jugore, ndërsa Pekini konfirmoi se ka "refuzuar" anije nga ishulli.

"Roja Bregdetare kineze përsëri vendosi pengesë lundruese prej 380 metra, duke kufizuar qasjen në zonën e shkëmbit Skarboro, thuhet në kumtesën e Rojes bregdetare të Filipineve.

Kina vendosi një pengesë të ngjashme lundruese në atë vend në shtator 2023, e cila u çmontua disa ditë më vonë nga Roja bregdetare filipinase.

"Më 30 prill Roja bregdetare kineze, në përputhje me ligjin, refuzoi anije filipinase të cilat hynë në ujërat pranë ishullit Huangjan", thuhet në kumtesën e autoriteteve kineze. 

Shkëmbi Skarboro ndodhet 240 km në perëndim të ishullit kryesor të Filipineve Luzon dhe pothuajse 900 km nga ishulli kinez Hainan, në jug të bregut të Kinës, i cili pretendon pothuajse të gjithë Detin e Kinës Jugore. ls/

Foto: Gugëll Map

 

QËNDRONI TË LIDHUR