• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Incident i ri me Boing - Në aeroplan të Junajted erlajns i ka rënë një gomë gjatë fluturimit, ka rënë mbi një automobil dhe e ka shtypur

Incident i ri me Boing - Në aeroplan të Junajted erlajns i ka rënë një gomë gjatë fluturimit, ka rënë mbi një automobil dhe e ka shtypur

Uashington, 8 mars 2024 (MIA) - Një aeroplani të modelit Boing 777-200 të kompanisë ajrore "Junajted erlajns" i ka rënë njëra gomë gjatë fluturimit nga aeroporti në San Francisko, për shkak të së cilës aeroplani, i cili ka fluturuar për në Japoni është dashur të riorientohet drejt Los Anxhelosit, transmeton ABC Njuz.

Aeroplani ka ateruar i sigurt në aeroportin ndërkombëtar Los Anxhelos, njoftoi Drejtoria federale për aviacion i SHBA-së.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale mund të shihet si aeroplani fluturon, ndërsa menjëherë pas fluturimit i bie goma mbi një automobil, të parkuar pranë pistës. Akush nuk është lënduar, por pjesa e pasme e automobilit është shtypur, si dhe rrethoja prej teli deri afër automobilit. Me siguri është dëmtuar edhe një veturë tjetër pranë saj.

Kompania ajrore njoftoi se do të dakordohet me pronarët e autmjeteve të dëmtuara për ta kompensuar dëmin.

Goma ka qenë një nga 12 në dy transportuesit kryesorë të mjeteve për aterim të Boing 777-200. “Aeroplani është projektuar që të ulet në mënyrë të sigurt edhe nëse një gomë shpërthen, ose nëse dëmtohet”, thonë nga Junajted.

Në bord kishte 235 udhëtarë, dhjetë anëtarë të ekuipazhit në kabinë dhe katër pilotë. mb/

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR