• e enjte, 26 dhjetor 2024

Incident gjatë protestës së bujqve në Gjermani, janë lënduar disa policë

Incident gjatë protestës së bujqve në Gjermani, janë lënduar disa policë

Berlin, 14 shkurt 2024 (MIA) - Policia gjermane sot ka përdorur spraj me piper kundër bujqve, të cilët i kanë bllokuar rrugët gjatë protestës në komunën Biberbah në krahinën gjermane Vaden-Virtemberg.

Dhjetëra traktorë janë parkuar në rrugët që çojnë në ndërtesën e komunës së qytetit, para së cilës janë hedhur shumë plehra.

Zëdhënësi i policisë deklaroi se janë lënduar disa policë dhe se është dëmtuar një automjet policor, si dhe policia ka përdorur shkopinj gjatë protestës, transmeton ZDF.

Siç shton Velt, protestuesit e kanë bllokuar rrugën me gurë për asfaltim dhe thasë me rërë.

Incidenti ka ndodhur kur policia ka përdorur spraj me piper që ta pastrojë rrugën për kalim të dy automjeteve. Në njërën anë protestuesit e kanë thyer xhamin.

Bujqit gjermanë kanë filluar me bllokadat e rrugëve në janar në shenjë proteste të planit qeveritar që t'i japë fund lehtësimeve tatimore për blerje të dizelit që përdoret në bujqësi. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR