• e enjte, 18 korrik 2024

Ilon Mask tashmë nuk është njeriu më i pasur në botë

Ilon Mask tashmë nuk është njeriu më i pasur në botë

Uashington, 5 mars 2024 (MIA) - Xhef Bezos sërish e mori titullin njeriu më i pasur në botë. Pronari i Amazon e ka parakaluar shefin e Tesllës dhe Spejs Iks, Ilon Mask, sipas indeksit të miliarderëve të Blumberg.

Pasuria neto e Bezos është 200 miliardë dollarë, ndërsa e Maskut vlerësohet në rreth 198 miliardë dollarë. Sipas indeksit, Mask ka humbur rreth 31 miliardë dollarë vitin e kaluar, ndërsa Bezos ka fituar 23 miliarrë dollarë.

Aksionet Tesllës dje kanë rënë për më shumë se 7 për qind.

Mask e ka kthyer titiullin njeriu më i pasur në botë në maj të vitit 2023, duke e rrëzuar nga froni, drejtorin ekzekutiv të LVMH (LVMHF), Bernard Arno, i cili udhëheq me një nga konglomeratet më të mëdha botërore, që përfshin brende si Lui Viton, Dior dhe Selin. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR