• e premte, 27 dhjetor 2024

Ilon Mask në Pekin: Interesat e SHBA-së dhe të Kinës janë të ndërthurura si binjakët sijamezë

Ilon Mask në Pekin: Interesat e SHBA-së dhe të Kinës janë të ndërthurura si binjakët sijamezë

Pekin, 30 maj 2023 (MIA) - Miliarderi Ilon Mask, themelues i kompanisë Teslla, sot u takua me ministrin kinez të Punëve të Jashtme, Çin Gang, shpejtë pasi ateroi në Pekin në vizitën e tij të parë në Kinë nga viti 2020.

Mask, njeriu i dytë më i pasur në botë, mbërriti në pekin me aeroplan privat në pronësi të Tesllas.

Vizita pasoi pas konkurrencës së rritur me të cilën Teslla për momentin është duke u përballur me automjete elektrike të prodhuara në Kinë por edhe në kushte të pasigurisë rreth planeve të zgjerimit të fabrikës së korrporatës së tij në Shangai.

"Kina do të vazhdojë ta promovojë në mënyrë të palëkundur hapjen në një nivel të lartë dhe është e përkushtuar të krijojë një mjedis biznesi më të mirë të orientuar nga tregu i legalizuar dhe i ndërkombëtarizuar për kompanitë nga e gjithë bota, përfshirë Teslan", tha kreu i diplomacisë kineze në një deklaratë pas takim me Maskun.

Ai potencoi se marrëdhëniet e shëndetshme, stabile dhe konstruktive kinezo-amerikane janë të dobishme jo vetëm për të dyja vendet por edhe për të gjithë botën.

Mask vlerësoi se interesat e SHBA-së dhe të Kinës janë të ndërthurura si binjakët sijamezë.

"Teslla është kundër ndarjes dhe ndërprerjes së zinxhirëve dhe është e gatshme të vazhdojë ta përhapë biznesin e vet në Kinë dhe t'i ndajë mundësitë kineze të zhvillimit", potencoi Mask.

foto: MPJ kineze

QËNDRONI TË LIDHUR