Ilir Meta: Jam më i fortë se kurrë
- Ish presidenti shqiptar dhe lider i Partisë së lirisë, Ilir Meta, në reagimin e parë pas arrestimit, tha se është "më i fortë se kurrë".
- Post By Sara Ademi
- 07:45, 22 tetor, 2024
Tiranë, 22 tetor 2024 (MIA) - Ish presidenti shqiptar dhe lider i Partisë së lirisë, Ilir Meta, në reagimin e parë pas arrestimit, tha se është "më i fortë se kurrë".
"Falenderoj përzemërsisht të gjithë anëtarët e Partisë së Lirisë për mbështetjen e jashtëzakonshme që më kanë dhënë deri tani. Po kështu nga sot lufta jonë nis një faqe të re në përballjen pa asnjë kompromis me Narkoshtetin e instaluar brutalisht", shkruajti ai në rrjetet sociale.
Jam i bindur në fitoren e kauzave tona kombëtare dhe demokratike! Armiqtë e kombit tonë dhe demokracisë do u ngrijë e qeshura në buzë. Rrëmbimi im sot në mënyrën më banditeske tregon panikun e regjimit diktatorial nga ballafaqimi me të vërtetat”, shkruan ai.
"Rrëmbimi im sot në mënyrën më banditeske tregon panikun e regjimit diktatorial nga ballafaqimi me të vërtetat. Ju siguroj se pas njohjes me vendimin e arrestimit tim ndihem më i fortë se kurrë dhe besoj edhe shumë në pafajësinë time të plotë. Ndihem krenar që jam rrëmbyer dhunshëm nga antishqiptarët dhe shqipfolësit vetëm për patriotizmin tim dhe mbrojtjen e interesave kombëtare", shkruan Meta.
Mediat transmetuan se në burgun në Tiranë, Metën e ka vizituar djali i tij Besar Meta dhe avokati Genc Gjokutaj, i cili është edhe avokat i Sali Berishës. sa/