• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ilaçi kundër lisë së majmunit nuk është efikas, virusi po përhapet me shpejtësi

Ilaçi kundër lisë së majmunit nuk është efikas, virusi po përhapet me shpejtësi

Bruksel, 19 gusht 2024 (MIA) - Ilaçi kundër virusit "Tecovirimat" nuk zvogëlon kohëzgjatjen e lezioneve tek fëmijët dhe të rriturit e infektuar me mpoks të tipit 1 në Republikën Demokratike të Kongos (DR Kongo), zbuluan hulumtuesit nga DR Kongo dhe SHBA-ja.

Tipi 1 përfaqëson një tip më të rrezikshëm në krahasim me atë të llojit 2 i cili shkaktoi epidemi në vitin 2022 dhe shoqërohet me forma më të rënda të sëmundjes dhe shkallë më të lartë të vdekjeve.

Mpoks 1 prek në mënyrë disproporcionale fëmijët gjë që nuk ishte rasti gjatë shpërthimit të vitit 2022 e që bëri OBSH të shpallte emergjencë globale.

"Këto rezultate janë dëshpëruese, por ato na japin informacion kyç dhe ata e theksojnë nevojën për të gjetur kandidatë të tjerë terapeutikë për trajtimin e mpoksit ndërsa ne vazhdojmë me hulumtimet", tha për Politiko, Zhana Maraco, drejtoreshë e Institutit kombëtar për alergji dhe sëmundje ngjitëse (IKASN).

Studimi i mbështetur nga IKASN-ja zbuloi se rastet e vdekjeve mund të shmangen kur pacientët me mpoks trajtohen në spital. Hulumtuesit përfshinë 597 pacientë të hospitalizuar për të paktën 14 ditë. Shkalla e vdekjeve duke përfshirë ata që morën një placebo ishte 1.7 për qind, në krahasim me të paktën 3.6 për qind në mesin e të gjitha rasteve në DR Kongo", thanë ata.

"Kjo tregon se rezultate më të mira tek personat me mpoks mund të arrihen kur ata hospitalizohen dhe u jepet kujdes mbështetës me cilësi të lartë",  theksohet në kumtesën e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë. rq/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR