• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ijan Mekkeleni rrëzohet nga skena teatrale dhe është lënduar

Ijan Mekkeleni rrëzohet nga skena teatrale dhe është lënduar

Los Anxhelos, 18 qershor 2024 (MIA) - Ser Ijan Mekkeleni, në dekadat e fundit i njohur për rolet e tij në "Zoti i Unazave" dhe "Iks-Men", u rrëzua nga skena gjatë një shfaqjeje teatrale në Londër. Artisti britanik thuhet se u pengua mbi rekuizitën dhe më pas filloi të bërtiste nga dhimbja, shkruan "Dejli mejl". 

"Më ndihmoni, duart e mia..." - ka përsëritur Mekkeleni (85) në teatrin "Noel Kauard", ku aktroi në "Lojrat mbetërore" (Plazer Kings). Mjekët nga publiku i dolën në ndihmë dhe së shpejti mbërriti ambulanca e cila e dërgoi aktorin në spital. Publiku u largua jashtë teatrit  me njoftimin se shfaqja është anuluar. Nga teatri pastaj njoftuan se Mekkelen po ndjehet mirë dhe pritet një shërim i shpejtë, por njoftoi se, "për t'i dhënë kohë për të pushuar", shfaqja e radhës që duhej të zhvillohej - është anuluar.

 "Të gjithë ishin të frikësuar kur kjo ndodhi, për shkak të moshës së tij u frikësuam se kjo mund të jetë vdekjeprurëse për të", deklaroi një vizitor. 

 Megjithatë, shfaqja "Lojërat mbretërore", me një histori të vendosur në Angli në fillim të shekullit të 15-të, luhet në të njëjtin teatër deri në korrik, dhe më pas është planifikuar të ketë turne në teatro në të gjithë Britaninë e Madhe. qa

Foto: Faqja zyrtare e internetit të "Lojrave mbretërore"

 

QËNDRONI TË LIDHUR