• e enjte, 26 dhjetor 2024

IFJ: Padi kundër Izraelit nëse nuk harmonizohet me vendimin e GJND-së

IFJ: Padi kundër Izraelit nëse nuk harmonizohet me vendimin e GJND-së

Uashington, 28 janar 2024 (MIA) - Federata ndërkombëtare e gazetarëve (IFJ) kërcënoi se do ta padisë Izraelin nëse nuk e respekton urdhrin e Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë (GJND) lidhur me sulmet ndaj gazetarëve.

Në letrën drejtuar kryeministrit izraelit Benjamin netanjahu dhe minsitrit të Mbrojtjes, Joav Galant, IFJ theksoi se numri i gazetarëve të vrarë "është rreth tre herë më i madh nga ai i punonmjësve shëndetësorë" dhe se është "e pamundur të besohet se kjo është rastësi".

IFJ potencon se prezanton 600.000 gazetarë në mbi 140 shtete.

"Shpresoj se humanizmi dhe dëshira për t'u promovuar liria e mediumeve është shkak i mjaftueshëm t'ju bindim t'i ndërmerrni këta hapa. Nëse kjo nuk ndodhë, nuk do të hamendemi të inicojmë aksion para gjykatave ndërkombëtare kundër politikanëve izraelitë dhe komandantëve ushtarak dhe t'i inkurajojmë 187 filialet tona ta bëjnë të njejtën gjë, atje ku ligjet vendore lejojnë", thekson IFJ.

Prej fillimit të luftës së Izraelit kundër hamasit, në Gazë janë vrarë së paku 120 gazetarë. ab/

Foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR