• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

IFJ: Për një vit në Rripin e Gazës kanë humbur jetën të paktën 175 punonjës mediatik

IFJ: Për një vit në Rripin e Gazës kanë humbur jetën të paktën 175 punonjës mediatik

Bruksel, 8 tetor 2024 (MIA) - Vitin e kaluar në Rripin e Gazës kanë humbur jetën të paktën 175 punonjës mediatik, deklaroi Tim Doson nga Federata ndërkombëtare e gazetarëve (International federation of Journalists), duke shtuar se ishte një "nivel absolutisht tronditës i humbjeve të jetës".

"Taksën që e paguajnë gazetarët në Gazë është diçka që bota nuk e ka përjetuar kurrë. Më shumë se 10 për qind e gazetarëve në Gazë kanë humbur jetën që nga fillimi i këtij konflikti", theksoi Doson.

Ai shtoi se në zonat e konfliktit shkalla mesatare e vdekjeve për ushtarët e këmbësorisë ka qenë pesë për qind, ndërsa numri i marinsave të vrarë amerikanë në Vietnam arrin më pak se pesë për qind.

"Ajo që është më e rëndësishme tani është që Gjykata penale ndërkombëtare të intensifikojë hetimet. Ajo që na duhet është shqyrtimi gjyqësor i provave dhe llogaridhënia, aty ku është e nevojshme, për ata që kanë kryer krime lufte", theksoi Doson. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR