• e premte, 27 dhjetor 2024

IEA: Kushtet e motit do ta përcaktojnë të ardhmen e tregut të energjisë elektrike

IEA: Kushtet e motit do ta përcaktojnë të ardhmen  e tregut të energjisë elektrike

Paris, 9 shkurt 2023 (MIA) - Oferta dhe kërkesa e energjisë elektrike në të ardhmen gjithnjë e më shumë do të varen nga kushtet e motit, që do të thotë se sistemet elektroenergjetike duhet të jenë më fleksibil, ndërsa rrjetet më rezistente, paralajmëroo Agjencia ndërkombëtare për energji (IEA).

Thatësia dhe valët e të nxehtit në Evropë, Indi dhe Kinë e nxitën përdorimin e rritur të klimatizuesve gjatë verës së kaluar, ndërsa fillimi i dimrit në SHBA ishte shënuar me çrregullime të konsiderueshme në furnizimin me energji elektrike, kumtoi IEA në Raportin për tregun e energjisë elektrike në vitin 2023.

Kushtet e motit kanë ndikim të rritur ndaj kërkesës së energjisë elektrike edhe për shkak të elektrifikimit të përshpejtuar të ngrohjes, theksojnë nga IEA.

Ata shtojnë se prandaj është me rëndësi të përmirësohet fleksibiliteti i sistemeve elektroenergjetike dhe në të njejtën kohë të sigurohet furnizimi dhe elasticiteti i rrjeteve.

Pjesëmarrja e burimeve ripërtëritëse në prodhimin global të energjisë elektrike do të rritet prej 29 për qind në vitin 2022 në 35 për qind në vitin 2025, përderisa pjesëmarrja e prodhimit të energjisë elektrike nga thëngjilli dhe gazi do të ulet. Prodhimi i hidroenergjisë ishte zvogëluar për shkak të thatësisë, ndërsa prodhimi i energjisë bërthamore ishte ulur për shkak të mirëmbajtjes apo çkyçjes së elektranave. Rritja e vitit të kaluar është e përkohshme dhe deri në vitin 2025 emetimet e gazrave të dëmshme në prodhimin evropian të energjisë elektrike duhet të ulen për mesatarisht10 për qind në vit, theksojnë nga IEA. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR