• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

IDF-ja paralajmëron banorët e zhvendosur nga fshatrat e Libanit jugor të mos kthehen në shtëpitë e tyre

IDF-ja paralajmëron banorët e zhvendosur nga fshatrat e Libanit jugor të mos kthehen në shtëpitë e tyre

 Bejrut, 25 shtator 2024 (MIA) - Armata izraelite (IDF) u bëri thirrje familjeve libaneze të cilët i kanë lëshuar shtëpitë e tyre në jug të Libanit të mos kthehen mbrapa. Evakuuimi ka filluar të hënën kur Izraeli e filloi valën e sulmeve të ashpra ajrore dhe raketore ndaj zonave ku po vepron Hezbollahu.  

 "Deri te të gjithë banorët e fshatrave libaneze të cilët i kanë evakuuar shtëpitë e tyre për shkak të sigurisë së tyre për shkak të pranisë së armëve ose elementeve terroriste të Hezbollahut, sulmet e IDF-së vazhdojnë", shkruan zëdhënësi i IDF-së, Aviçaj Adrai, në X në gjuhën arabe. 

 "Për sigurinë tuaj, mos u ktheni në shtëpitë tuja deri në njoftimin e ardhshëm", njoftoi zëdhënësi i IDF-së. 

 Hotelet dhe apartamentet në dhe rreth kryeqytetit libanez Bejrut shumë shpejtë janë duke u mbushur pasi familjet kërkojnë qëndrim të sigurt. Disa flejnë në strehimore të përkohshme në shkollat në Bejrut dhe qytetin bregdetar Sidon, ndërsa të tjerët janë strehuar në makina dhe parqe. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR