• e shtunë, 29 qershor 2024

IDF: Vazhdojnë luftimet në Rafah

IDF: Vazhdojnë luftimet në Rafah

Tel Aviv, 13 qershor 2024 (MIA) - Ushtria izraelite (IDF) ka bërë të ditur se po vazhdon me operacionet e saj ndërkombëtarisht të kritikuara në qytetin Rafah në jug të Rripit të Gazës, transmeton DPA.

"Të mërkurën janë raportuar sërish viktima", njoftoi sot ushtria izraelite.

Ushtarët e IDF kryen bastisje të synuara në zonë, gjetën armë dhe eliminuan disa terroristë në luftime të ngushta, thuhet nl komunikatën e Armatës.

Luftimet kanë vazhduar edhe në qendër të zonës bregdetare. Sipas njoftimit, aty janë vrarë edhe njerëz, ndërsa ushtarët kanë “eliminuar” më shumë se 10 terroristë.

Mes tyre ishte edhe një palestinez, i cili, sipas ushtrisë, ishte përfshirë në masakrën e Hamasit më 7 tetor të vitit të kaluar.

Dje, "më shumë se 45 objektiva terroristë në të gjithë Rripin e Gazës" u sulmuan nga ajri, shtoi Armata. Objektivat përfshinin grupe të armatosura, tunele dhe raketahedhës.

Veprimet e ushtrisë izraelite janë kritikuar ndërkombëtarisht - veçanërisht operacionet në Rafah në kufirin me Egjiptin. Shumë njerëz kërkuan strehim nga lufta atje.

Sipas autoriteteve shëndetësore në Rripin e Gazës, të paktën 37,232 njerëz janë vrarë dhe 85,037 të tjerë janë plagosur gjatë ofensivës izraelite në Rripin e Gazës. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR