• e enjte, 09 janar 2025

IDF: Tre ushtarë izraelitë janë vrarë, ndërsa tre janë plagosur në Rripin e Gazës

IDF: Tre ushtarë izraelitë janë vrarë, ndërsa tre janë plagosur në Rripin e Gazës

Tel Aviv, 9 janar 2025 (MIA) - Ushtria izraelite kumtoi se tre ushtarë izraelitë e kanë humbur jetën, ndërsa tre janë lënduar në luftimet në pjesën veriore të Rripit të Gazës.

Sipas hetimeve të para të Forcave izraelite të mbrojtjes (IDF), ushtarët janë qëlluar nga një mjet i madh shpërthyes, i vendosur në një tenk gjatë operacioneve në Beit Hanun. Edhe tre ushtarë tjerë izraelitë e kanë humbur jetën, ndërsa disa janë plagosur në luftime të ndara gjatë dy ditëve të kaluara. Në luftimet e deritanishme me Hamasin në Rripin e Gazës, sipas të dhënave zyrtare, Izraeli ka humbur gjithsej 401 ushtarë.

Të pakën 45.936 palestinezë janë vrarë, ndërsa 109.274 janë lënduar në sulmet izraelite nga 7 tetori i vitit 2023, sipas Ministrisë së Shëndeëtsisë në Gazë, e cila është nën kontroll të Hamasit.

Mjekët palestinezë, po ashtu, kumtuan se 30 njerëz janë vrarë në enklavë në 24 orët e fundit. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR