• e diel, 06 tetor 2024

IDF: Thellë brenda territorit të Gazës po zhvillohen luftime të ashpra

IDF: Thellë brenda territorit të Gazës po zhvillohen luftime të  ashpra

Tel Aviv, 31 tetor 2023 (MIA)  -  Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë thënë se në orët e fundit ushtarët e tyre janë angazhuar në "luftime të ashpra kundër terroristëve të Hamasit në thellësi të Rripit të Gazës".

IDF bëri të ditur se forcat tokësore dhe ajrore kanë goditur disa pozicione të Hamasit dhe njësi të raketave të drejtuara antitank. 

Sipas IDF, në luftimet e sotme ushtarët izraelitë kanë vrarë dhjetëra terroristë të Hamasit dhe sekuestruan armë. 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

  

QËNDRONI TË LIDHUR