• e premte, 19 korrik 2024

IDF: Rritje masive e rekruteve femra që nga fillimi i luftës me Hamasin

IDF: Rritje masive e rekruteve femra që nga fillimi i luftës me Hamasin

Jerusalem, 6 dhjetor 2023 (MIA) - IDF thotë se kanë vërejtur pjesëmarrje masive të rekruteve femra të cilat po përgatiten në njësitet luftarake në mes të luftës në Rripin e Gazës.

Gjatë javës së kaluar, IDF ka rekrutuar femra të reja në njësite të ndryshme luftarake ku për momentin mund të shërbejnë ushtare femra.

IDF thotë se ka vërejtur pjesëmarrje të mbi 100 për qind dhe se 12 për qind e grave të cilat dërgohen në njësitet luftarake e kanë kërkuar këtë gjatë kohës së luftës.

Në të thuhet se njësitet e këmbësorisë së lehtë të korpusit për mbrojtje kufitare kanë shënuar pjesëmarrje 116 për qind, ndërsa njësitet për grumbullimin e inteligjencës luftarake të korpusit 133 për qind. 

Korpusi artilerik shënoi pjesëmarrje 132 për qind; vargu për mbrojtje ajrore i forcave ajrore shënoi 101 për qind; njësitet për kërkim dhe shpëtim në Frontin vendor shënuan 122 për qind; ndërsa Policia kufitare ka shënuar 119 për qind. 

IDF thotë se dy femrat e para rekrute para pak kohësh i kanë përfunduar testet për kontroll për njësitin elitar për kërkim dhe shpëtim me helikopterë të forcave ajrore 669 dhe do të dërgohen në njësit më vonë këtë muaj. Ata pastaj do të kalojnë një vit dhe tetë muaj trajnim, ndërsa nëse e përfundojnë, do të jenë femrat e para ushtare në njësitin 669. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR