• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

IDF: Që nga fillimi i ofensivës në Gazë, janë vrarë 115 ushtarë izraelitë 

IDF: Që nga fillimi i ofensivës në Gazë, janë vrarë 115 ushtarë izraelitë 

Tel Aviv, 13 dhjetor 2023 (MIA) - Armata izraelite sot njoftoi se që nga fillimi i ofensivës kundër lëvizjes palestineze islamike "Hamas" në Rripin e Gazës jetën e kanë humbur 115 ushtarë izraelitë, raportojnë mediat franceze. 

Vetëm dje, dhjetë ushtarë izraelitë u vranë në një pritë në pjesën veriore të enklavës palestineze, kujtojnë mediat franceze.

Nga ana tjetër, Ministria palestineze e Shëndetësisë, e cila kontrollohet nga Hamasi, njoftoi se në luftën në Rripin e Gazës janë vrarë deri më tani 18.608 palestinezë.

Sipas të dhënave nga qeveria e Hamasit, e cila kontrollon Gazën që nga viti 2007, në konflikt janë plagosur edhe 50.594 palestinezë.

Ushtria izraelite njoftoi mëngjesin e sotëm se dje ka goditur më shumë se 250 objektiva në Rripin e Gazës, njoftoi DPA.

Armata izraelite (IDF) njoftuan se kanë kryer "sulme precize kundër objektivave terroriste nga ajri, toka dhe deti".

Militantët palestinezë sot hodhën raketa përsëri në Izrael, pas së cilës IDF-ja njoftoi se sirenat e sulmit ajror u aktivizuan në shumicën e qyteteve izraelite që ndodhen pranë kufirit me Rripin e Gazës. qa/

Foto: Tajms of Izrael

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR