• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

IDF pohon se e ka eliminaur në Liban zëvendëskomandantin e njësisë elite Radvan

IDF pohon se e ka eliminaur në Liban zëvendëskomandantin e njësisë elite Radvan

Bejrut, 30 tetor 2024 (MIA) - Armata izraelite (IDF) sot kumtoi se gjatë sulmit të kohëmëparshëm ajror ndaj Nabatit në Libanin jugor, është vrarë zëvendësi i komandantit të njësisë elite të Hezbollahut, Radvan, Mustafa Ahmad Shahadi.

Në kumtesë ceket se eliminimi i Shahadit është me qëllim që të pakësohet aftësia e forcave Radvan për të "kryer aktivitete terroriste ndaj IDF-së dhe bashkësive në kufirin verior".

Paraprakisht, Shahadi kryesonte me njësinë Radvan në Siri në periudhën prej vitit 2012 deri në vitin 2017. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR