• e enjte, 26 dhjetor 2024

IDF: Nga fillimi i operacionit tokësor në Gazë kanë vdekur 59 ushtarë izraelitë

IDF: Nga fillimi i operacionit tokësor në Gazë kanë vdekur 59 ushtarë izraelitë

Tel Aviv, 19 nëntor 2023 (MIA) - Sipas të dhënave ushtarake izraelite, nga fillimi i operacionit tokësor në Rripin e Gazës, janë vrarë 59 ushtarë izraelitë, informoi DPA.

"Gjithsej 380 ushtarë izraelitë janë vrarë në sulmet brutale vdekjeprurësë të Hamasit dhe grupeve të tjera, të cilat ishin realizuar më 7 tetor në zonën kufitare jugore", deklaroi sot zëdhënësi i forcave izraelite të mbrojtjes, transmetoi agjencia gjermane. 

Numri i përfshin edhe ushtarët të cilët kanë ndërruar jetë në kufirin me Libanin, ku nga fillimi i luftës kishte shumë konflikte, duke shkaktuar frikë se konflikti mund të përphapet. 

Si krahasim, në luftën 50-ditëshe në vitin 2014 në Gazë, në anën izraelite humbën jetën 66 ushtarë dhe pesë civilë. KB-ja bën të ditur se në konfliktin e atëhershëm humbën jetën edhe 2.251 palestinezë, përkujton DPA. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR