• e enjte, 26 dhjetor 2024

IDF: Ne jemi gati të veprojmë kudo në Lindjen e Afërt

IDF: Ne jemi gati të veprojmë kudo në Lindjen e Afërt

Jerusalem, 15 tetor 2023 (MIA) - Zëdhënësi i ushtrisë izraelite kundëradmirali Daniel Hagari tha sot se ushtria do të veprojë "kudo në Lindjen e Afërt" pasi lufta kundër Hamasit në jug dhe përleshjet e shpeshta në veri të kufirit me Libanin vazhdojnë.

"Forcat e Mbrojtjes të Izraelit do të operojnë kudo në Lindjen e Afërt për të arritur objektivat e saj të sigurisë. Jemi shumë të përgatitur për të gjitha frontet", tha Hagari.

Më herët, Hezbollahu i Libanit mori përgjegjësinë për sulmin e tretë të mëngjesit të sotëm me një raketë antitank të drejtuar në kufirin verior të Izraelit. Objektivi, sipas Hezbollahut, ishte një tank izraelit.

Ushtria izraelite konfirmoi sulmin ndaj ushtarëve dhe shtoi se do të përgjigjet me sulme në pikat e kontrollit të Hezbollahut.

Një person u vra dhe tre u plagosën më herët nga një raketë e lëshuar në qytetin izraelit Shtula pranë kufirit.

Mediat amerikane raportuan një kumtesë nga shërbimet e urgjencës të Izraelit, e cila tha se një 40-vjeçar u vra në sulm, por nuk zbuloi kombësinë e tij.

Hezbollah njoftoi se sulmi në Shtula ishte në përgjigje të bombardimeve izraelite në të cilat të premten u vra një gazetar i Rojters dhe dy civilë të tjerë libanezë dje. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR