• e enjte, 26 dhjetor 2024

IDF: Në Gaza hapet një korridor gjashtëorësh për evakuimin e civilëve

IDF: Në Gaza hapet një korridor gjashtëorësh për evakuimin e civilëve

Tel Aviv, 10 nëntor 2023 (MIA) - Forcat mbrojtëse izraelite (IDF) kumtuan sot se në pjesën veriore të Rripit të Gazës është hapur një korridor gjashtë- orësh për evakuimin e civilëve përgjatë rrugës Salah el Din në jug të enklavës.

Korridori do të jetë i hapur deri në orën 16 sipas orës lokale, raporton Si-En-En.

"Pjesa veriore e Rripit të Gazës konsiderohet si fushëbetejë e ashpër dhe skadon koha për evakuim. Bashkohuni qindra mijëra njerëzve që dëgjuan thirrjet edhe në ditët e fundit u zhvendosën në jug ditët e fundit”, shkroi zëdhënësi i IDF-së, Aviçaj Adrae në rrjetin social X.

Zëdhënësi i Këshillit për siguri kombëtare të SHBA-së, Xhon Kirbi dje paralajmëroi se Izraeli do të zbatojë pauza katërorëshe ditore në luftimet në zona të caktuara të pjesës veriore të Rripit të Gazës.

Kirbi shtoi se paralajmërimet për pauza do të publikohen tre orë para nisjes dhe se është thelbësore që furnizimet dhe ndihmat humanitare të shtrihen në zonat ku njerëzit po lëshojnë vendin.

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR