• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

IDF: Në Bregun Perëndimor vritet lideri kryesor i terroristëve Abdullah Abu Shallall

IDF: Në Bregun Perëndimor vritet lideri kryesor i terroristëve Abdullah Abu Shallall

Tel Aviv, 17 janar 2024 (MIA) - Armata izraelite kumtoi se në sulmin me dron në Bregun Perëndimor, në afërsi të kampit Ballata ka eliminuar Abdullah Abu Shallall, siç thuhet, lideri kryesor terrorist në këtë enklavë palestineze i cili planifikoi një sulm të menjëhershëm.

Sipas kumtesës, ai u vra në një operacion të kombinuar të kryer nga ushtria dhe shërbimi i sigurisë Shin Bet, shkruan "Tajms of Izrael".

Ushtria kumtoi se Abu Shallall është përgjegjës për një seri sulmesh të fundit, përfshirë edhe të shtënat në lagjen Shimon Hacadik të Jerusalemit në të cilën u plagosën dy izraelitë dhe për vendosjen e një bombe që plagosi një ushtar.

Ushtria izraelite pretendon se Abu Shallall ka marrë para dhe udhëzime nga Irani dhe grupet terroriste në Gazë dhe jashtë vendit.

Burimet palestineze njoftojnë se në sulmin ndaj makinës së tij janë vrarë tre persona. qa/

Foto: IDF

QËNDRONI TË LIDHUR