• e shtunë, 28 dhjetor 2024

IDF në Al Shifa zbuloi një "qendër komanduese operative, armë dhe mjete teknologjike" të Hamasit

IDF në Al Shifa zbuloi një

Gaza, 15 nëntor 2023 (MIA) - Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) lëshuan një kumtesë për operacionin në spitalin Al Shifa në Gaza, duke pretenduar se kanë zbuluar një "qendër komanduese operative, armë dhe mjete teknologjike" që i përkasin Hamasit në ndërtesën e rezonancës magnetike në objekt.

Në kumtesë thuhet se kanë gjetur "mjete teknologjike, së bashku me pajisjet ushtarake dhe luftarake", në një repart të spitalit.

Siç raportoi Bi-Bi-Si, ushtria izraelite, nga ana tjetër, njoftoi se kishte gjetur një "qendër komanduese operative dhe mjete teknologjike".

Thuhet se mjetet teknologjike dhe informacionet e inteligjencës "janë transferuar në kontroll të plotë nga ana e organeve relevante".

Në kumtesë shtohet se kur ushtarët hynë në kompleksin spitalor, ata u përleshën me një numër të madh anëtarësh të Hamasit dhe i vranë ata, pa dhënë detaje të mëtejshme.

IDF informon se ata "vazhdojnë të operojnë brenda kompleksit spitalor, duke mbledhur informacione dhe duke parandaluar dëmtimin e ekipeve mjekësore dhe civilëve të strehuar atje".

IDF postoi gjithashtu në rrjetet sociale disa fotografi të armëve që janë gjetur gjatë operacionit. sa/

Foto: IDF në X

QËNDRONI TË LIDHUR